Presidenti i La Ligës, Havier Tebas, ka prezantuar të premten kufijtë e pagave të klubeve të futbollit në elitën e futbollit spanjoll. Presidenti i drejtuesve të klubit shpjegoi detajet e kontrollit ekonomik, duke u ndalur te Barcelona, një klub që Barcelona kaloi nga një kufi negativ pagash prej -144 milionë, tani në plus 656 milionë euro.
“Vitin e ardhshëm ky kapacitet do të zvogëlohet dhe do të duhet të përshtatet. Do të detyrohet të zvogëlojë masën e pagave, e cila do të jetë 400 milionë euro ose diçka më shumë… Me siguri që vitin e ardhshëm nuk do të mund të jenë këto nivele”, ka thënë Tebas.
Nga ana tjetër, ai mohoi se ka pasur ndonjë trajtim të favorshëm me Barcelonën: “Nuk ka pasur asnjë favorizim me Barçën dhe ua kemi shpjeguar të gjitha klubeve”.