Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka folur në lidhje me zhvillimet më të fundit politike në vend. Sakaq, ai është pyetur edhe në lidhje me presidentin.
Korreshi pohon se ka propozar si kandidat Visar Zhitin.
“Unë kam propozuar si kandidat për President Visar Zhitin. Vuaj nga provincialiteti dhe ai është lushnjar. Përpos të tjerave për vlerat që përfaqëson. Nuk ia kam dërguar Alibeajt sepse asnjëherë s’është diskutuar për emra konkretë në grupin parlamentar. Kam propozuar 9 pika, e para të mos ketë pasur poste në komunizëm, integriteti, figura, veting pasurie”, tha ai.