Presidenti/ Përjashtimi i Berishës nga procesi, Balla-Mediut: Nuk diskutojmë me deputetë të përjashtuar

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka replikuar me Fatmir Mediun, sa i takon përjashtimit të grupit të Berishës nga zgjedhja e presidentit të ri të vendit.

Në fjalën e tij tek Mbledhja e Kryetarëve, Balla tha se në rast se opozita do të kishte dërguar emra në raundet e para, sot vendi do të kishte kreun e ri të shtetit.

“Sa i takon përjashtimeve, po zoti Mediu është e vërtetë, kemi bërë një përjashtim që është në nderin e Kuvendit të Shqipërisë, që Sali Berisha nuk mund të merret në konsideratë në asnjë formë konsultimi. Me shumë keqardhje kam deklaruar dje rastin e një personaliteti si Simon Mirakaj. Për fat të keq zoti Mirakaj do të rrëzohet në seancë pasi Berisha nuk e heq firmën e vetë. Nuk diskutojmë me deputetë të pavarur, apo të përjashtuar.

Kemi apo nuk kemi të drejtë përgjegjësinë e kemi ne. Nuk mund ta bëjmë pis emrin e presidentit të ri, negociatat janë politike, në aspektin politik unë dua të negocioj me gjithkënd që ka zgjedhur  orientimin proamerikan. Prandaj për tu rikthyer, ne kemi respektuar marrëveshjen fjalë për fjalë deri në raundin e tretë, kemi pritur qoftë listë emrash, qoftë një kandidat të përveçëm”, tha ai.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *