Presidenti/ Reagon OSBE: Procesi të jetë përfshirës, i zgjedhuri të përfaqësojë unitetin e popullit!

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar në lidhje me procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, OSBE përshëndet një proces përfshirës që do të sjellë në krye të shtetit një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit.

“Ndërsa vendi fillon procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndet një proces përfshirës, i cili do të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë”, shkruhet në njoftim.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *