Presidenti/ PD: Qëndrimet personale nuk janë reagime të PD-së

Partia Demokratike ka reaguar vetëm disa minuta më parë në lidhje me çështjen e presidentit të Republikës. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, PD sqaron se reagimet personale të askujt, nuk mund të jenë kurësesi reagime të grupit parlamentar, sepse sipas kësaj të fundit këto reagime nuk kanë lidhje me qëndrimin dhe vendimet që mund të marrë grupi paralmentar.

Sakaq, në status shkruhet se këto lloj reagime nuk I bëjnë mirë askujt sepse ja lehtësojnë akoma dhe më tëpër punë Ramës, duke e zgjedhur presidentin e vendit vetëm me votat e tij.

Reagimi i Plotë:

Sqarim për mediat!

Grupi parlamentar i PD nuk ka nisur ende asnjë diskutim për sa i përket cështjes së presidentit të Republikës. Në ditët në vijim, për shkak se mund të jetë ne axhendën parlamentare, do të diskutohet me anëtarët e grupit për këtë cështje. Qendrimet personale të askujt, aq më tepër të atyre që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD nuk kanë kurrëfarë lidhje me qendrimin dhe vendimarrjen e grupit parlamentar. Ata që flasin sot për këtë cështje, në fakt, me ndryshimet kushtetuese të 2008, ia kanë mundësuar Edi Ramës ta zgjedhë, thjesht me vetëm votat e tij presidentin e vendit

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *