Sot është afati i fundit për të dorëzuar propozimet për kandidat. Siç është përcaktuar, afati është deri në orën 16:00.
Ndërsa nesër është raundi i parë i votimit, në orën 17:00. Pavarësisht lakimeve nga politika për një president konsensual, deri më tani mazhoranca dhe opozita ende nuk kanë rënë dakord për një emër të përbashkët.
Kujtojmë se ditën e premte, pas takimit me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, Fatmir Mediu tha se do të ishte e vështirë që të hënën të kishte një emër për të votuar.
Të njëjtën gjë pohoi edhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.