Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur në konferencën e Kryetarëve në lidhje me presidentin.
Spiropali tha se opozita nuk duhet t’i vendosë kushte opozitës dhe se presidentit të jetë brenda profileve të politikës.
“Ka një kohë për të bërë politikë, procedurë por edhe për t’i bërë të gjitha. Por mbi të gjitha me votim të fshehtë dhe pa zhurmë. Se është bërë zakon që të flitet për proceset, unë nuk dua të flas tani se ndryshe do bëhet debat.
Ne nuk kemi vendosur asnjë kusht për opozitën, por kemi patjetër disa kritere renda profileve tona. Nuk duam një president që t’i shërbejë PS-s, si dhe opozita mos të na verë kushte”, tha ajo.