Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë ditën e nesërme dhe është zbardhur axhenda e takimeve të tij në vend.
Erdogan do të pritet në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit nga kryeministri Edi Rama në orën 09.25 dhe më pas nga Rinasi, Erdogan do të udhëtojë drejt Lacit, në kompleksin e apartamenteve që janë ndërtuar falë donacioneve të qeverisë së tij për familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntor.
Erdogan do të përurojë 524 apartamente të reja të banimit.
AGJENDA E VIZITËS SË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË TURQISË
SH.T.Z. RECEP TAYYIP ERDOĞAN
E hënë, 17 janar
09.25 – Ceremonia e pritjes, Aeroporti “Nënë Tereza” – Regji
10.05 – Vizita e Presidentit të Republikës së Turqisë në një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit në Laç. Regji + Foto zyrtare
10.20 – Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç – Regji
Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të
Republikës së Turqisë
13.00 – Takim midis Presidentit të Turqisë Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdoğan
dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama. Plane + Foto zyrtare
15.00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp – Regji + gazetarë
(Vendi: Holli i COD)
Gjuha: Shqip, përkthim simultan shqip-turqisht
16.00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut – Regji
17.00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë – Regji
18.00 – Nisja drejt aeroportit të Rinasit
/Priza.al/