Presidenti Zelensky: Fati i Donbasit të Ukrainës vendoset në Severodonetsk! Beteja vazhdon

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se qyteti lindor i Severodonetsk “mbetet epiqendra e konfrontimit në Donbas”.

“Kjo është një betejë shumë e ashpër, shumë e vështirë,” tha ai. “Ndoshta një nga më të vështirat gjatë gjithë kësaj lufte. I jam mirënjohës të gjithëve që mbrojnë këtë drejtim. Në shumë mënyra, fati i Donbasit tonë po vendoset atje”, tha ai.

Sakaq, Zelensky tha gjithashtu se “pushtuesit kanë dhënë lajmin absolutisht të çmendur, se ata po përgatiten të bashkojnë disa klube futbolli nga të gjitha territoret e pushtuara në një pseudo-kampionat nga Donetsk, Luhansk, Kherson, Melitopol, Krimea, madje edhe një pjesë e Gjeorgjisë”.

Ai e ka konsderuar  këtë vendim “një tallje” me popullin ukrainas.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *