Volodymyr Zelensky do ti drejtohet ditën e nesërme Kuvendit të Shqipërisë me një mesazh. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka frimosur urdhrin për mbledhjen e seancës së posaçme.
Mësohet se seanca do të nisë në orën 11:00 dhe Zelensky do të flasë nëpërmjet platformës Zoom.
Sipas urdhrit të Nikollës, Sekretari i Përgjithshëm ngarkohet për marrjen e masave për realizimin e infrastrukturës së nevojshme për realizimin e lidhjes direkte me presidentin e Ukrainës.
Që nga fillimi i luftës, presidenti i Ukrainës i është drejtuar disa parlamenteve në botë, ku ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen, ndërsa ka kërkuar vazhdimisht ndihmë.
Sakaq, Shqipëria, anëtare e NATO-s është pozicionuar në krah të aleatëve perëndimorë dhe kë dënuar agresionin ushtarak të Rusisë mbi Ukrainë. Po ashtu, i është bashkuar sanksioneve ndaj Moskës.