Presidenti Zelensky telefonatë me Papa Françeskun: Tregoji botës krimet e Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka telefonuar Papa Françeskun.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Zelensky bën me dije se populli ukrainas ka nevojë për mbështetjen e liderëve shpirtërore, pasi sipas tij vetëm kështu mund t’i tregohet botës e vërteta e tmerreve që Rusia po kryen në Ukrainë.

Postimi i plotë:

Kam biseduar me Papa Françeskun, duke e informuar për agresionin që Federata Ruse po kryen kundër Ukrainës, për krimet e tmerrshme të Rusisë. Ne jemi mirënjohës për lutjet e Papës për Ukrainën. Populli ynë ka nevojë për mbështetjen e liderëve shpirtërorë, të cilët kanë për detyrë t’i tregojnë pjesës tjetër të botës të vërtetën për tmerret që agresori po kryen në Ukrainë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *