Presidenti Zelensky: Ukraina është gati të shkëmbejë të burgosurit me Rusinë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka pohuar se është gati për një shkëmbim të të burgosurve me Rusinë.

“Shkëmbimi i njerëzve është një çështje humanitare sot dhe një vendim shumë politik që varet nga mbështetja e shumë shteteve.Ne nuk kemi nevojë për ushtarakët rusë, na duhen vetëm tanët”, shtoi lideri ukrainas. Ne jemi gati për një shkëmbim edhe nesër”, tha ai.

Sakaq, ka folur edhe për aleatët e tij, duke i bërë thirrje këtyre të fundit që të bëjnë presion mbi Moskën.

“Është e rëndësishme të bëhet presion politik në çdo nivel, përmes biznesit të fuqishëm, përmes mbylljes së bizneseve, embargos së naftës dhe përmes këtyre kërcënimeve të intensifikohet në mënyrë aktive shkëmbimi i njerëzve tanë për ushtarakët rusë”, tha ai për Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *