Presidentit Bajram Begaj i dorëzohet Kushtetuta e Shqipërisë

Presidentit Bajram Begaj i dorëzohet Kushtetuta e Shqipërisë.

Kreu i ri i shtetit, u betua sot para Kuvendit të Shqipërisë, ku do të mbajë detyrën e tij si president i republikës për 5 vitet e ardhshme.

Begaj ka ndjekur kualifikime dhe specializime të ndryshme në fushën ushtarake dhe atë mjekësore, në institucionet arsimore brenda dhe jashtë vendit. Ai ka përfunduar Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, Shkollën e Thelluar Pasuniversitare të Mjekësisë dhe specializimin pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji, pranë Fakultetit të Mjekësisë Tiranë.

Ka ndjekur kursin e menaxhimit spitalor dhe kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në SHBA, Kursin e Lartë Ndërkombëtar të Menaxhimit të Mbrojtjes,  pranë Institutit të Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në SHBA, Seminarin e Lartë Ekzekutiv pranë Qendrës Marshall, Gjermani, si dhe kurse e kualifikime të tjera ushtarake.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *