Presidentja e BE-së niset drejt Ukrainës/ Për arsye sigurie nuk publikohen detaje

Këtë të premte Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola do të udhëtojë drejt Ukrainës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidentja nëpërmjet një postimi në Tweeter, ditën e djeshme, ku shkruan:“Rrugës për në Kiev”.

Detajet e udhëtimit të Metsolas dhe me kë do të takohet nuk janë zbuluar “për shkak të shqetësimeve të sigurisë”, sipas një zyrtari të Parlamentit.

Në fillim të kësaj jave, presidentja ka thënë se ishte “e rëndësishme që Parlamenti Evropian të mbështeste aspiratën e Ukrainës për të qenë një vend kandidat për anëtarësim”./Priza.al


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *