Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Novak do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti Bajram Begaj. Ceremonia do të nisë në orën 10:00 në Presidencë. Pas një takimi kokë më kokë, dy homologët do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp, e cila do të nisë në orën 11:30.
Sakaq, Novak do të ketë një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë, në orën 13:00.