Bashkimi Europian do të fillojë shpërndarjen e vaksinave në Ballkanin Perëndimor gjatë muajit maj. Njoftimi u bë nga shefja e Komisionit Europian, Ursula von Der Leyen, në rrjetin social ‘Twitter’ në disa gjuhë të Ballkanit.
“Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë edhe Edi Rames. 145.000 doza vaksinash të financuara nga BE do të jenë në Shqipëri duke nisur nga maji deri në fund të gushtit. Jemi së bashku në këtë betejë”, shkruan ne komentin e saj gjuhen shqipe Von Der Leyen.
Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë @ediramaal ??
145.000 doza vaksinash të financuara nga BE do të jenë në Shqipëri duke nisur nga maji deri në fund të gushtit.
Jemi së bashku në këtë betejë.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 20, 2021
Austria ka shërbyer më herët si vendi që koordinon dërgimin e vaksinave në Ballkanin Perëndimor, si pjesë e një mekanizmi të BE-së për ndarjen e vaksinave. U bë e ditur se në Ballkanin Perëndimor do të dërgohen 651,000 doza të vaksinës kundër koronavirusit Pfizer/ BioNTech. Autoritetet në Vjenë thanë se kjo dërgesë mund të pasohet dhe nga të tjera.