Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka mbërritur këtë pasdite në kryeqytet.
Leyen është pritur me një ceremoni zyrtare në aeroportin e Rinasit, nga kryeministri Edi Rama.
Më pas në orën 16:30 do të ketë edhe një konferencë për shtyp mes Ramës dhe presidentes së KE-së.
Axhenda e plotë:
14.30 – Ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”
15.45 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri
16.30 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në sallën COD, Kryeministri.