Sinjale pozitive nga Brukseli për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Këtë herë sinjali erdhi nga presidentja e KE Ursula Von der Leyen e cila ka biseduar sot me kreun e qeverisë së Maqedonisë së veriut. Në një status në Twitter ajo shkruaji se: Telefonatë e mirë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Kovachevski
Mirëpresim lajmet se ?aqedonia e veriut dhe Bullgaria me mbështetjen e Francës, janë afër një marrëveshjeje që merr parasysh interesat dhe shqetësimet.
@EU_Commission është gati të fillojë procesin e shqyrtimit për ?aqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për hapin tjetër në rrugën e tyre evropiane.