Presidentja e Kosovës pret Elvana Gjatën, këngëtarja i bën një dhuratë simbolike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur ditën e sotme në kabinetin e saj këngëtaren e famshme shqiptare Elvana Gjatën. Këtë e bëri të ditur vetë Elvana përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar disa foto me Presidenten e Kosovës dhe ka zbuluar se ka i dhuruar kësaj të fundit një kopje të albumit të saj më të ri “Çelu”.

Elvana ka treguar se të dyja bashkë kanë biseduar për artin, të ardhmen e vendit dhe shpresën për ditë më të bukura për shqiptarët.

“Faleminderit që më prite Presidente. E lumtur për pritjen dhe bisedën e ëmbël për muzikën e artin, të ardhmen dhe shpresën për ditë më të bukura për të gjithë shqiptarët,” shkruan Elvana në postimin e saj.

Elvana e ka cilësuar takimin e saj me Vjosa Osmanin si “Fuqizimi i grave”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

Kujtojmë se para pak ditësh Elvana Gjata publikoi projektin e saj më të ri muzikor, “Loti”. Pas një super minialbum si “Çelu”, kjo këngë ishte një surprizë e vërtetë. Dhe në fakt ashtu si çdo herë tjetër këngëtarja arriti të godiste në shenjë edhe më këtë projekt të ri, që u prit shumë mirë nga fansat.

“Loti” erdhi i veçantë për publikun shqiptar jo vetëm në veshje, por edhe në stilin e të kënduarit, ndaj u dashuruam të gjithë me këtë projekt të ri të Elvanës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *