Presidentja Osmani: 2023 të jetë viti i avancimit të demokracisë dhe ekonomisë tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një komunikimi zyrtar drejtuar qytetarëve për Vitin e Ri 2023, ka uruar që ky vit të jetë vit i shpresës dhe vit i veprimit për të avancuar më shumë demokracinë dhe ekonominë tonë.

Osmani tha se pavarësisht sfidave me të cilat jemi hasur përgjatë dekadave, populli ka dëshmuar se është shpresëplotë dhe i përkushtuar për një të ardhme më të ngritur. Ajo shprehu mirënjohjen për të gjithë qytetarët, të cilët mbrëmja e ndërrimit të viteve do t’i gjejë në ambientet e punës.

“Nuk do të pretendoj që ka qenë një vit i lehtë me gjithë sfidat e sigurisë globale që kanë rezultuar me sfida ekonomike e të energjisë, të cilat janë ndjerë nga secila familje në Kosovë. Duhet edhe shumë mund e shumë punë e vazhdueshme për të adresuar këto sfida me sukses. Por po këtë vit kemi shënuar edhe arritje e suksese të shumta, megjithatë ne nuk dihet t’i marrim ato si të mirëqena, ne duhet të punojmë gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më mirë” – u shpreh Osmani.

Ajo falënderoi pjesëtarët e Forcat e Sigurisë dhe Policisë së Kosovës për kontributin e tyre, dhe shtoi se sfidë mbetet edhe dhuna ndaj grave, dukuri kjo e cila duhet të luftohet dhe të jetë prioritet shtetëror.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *