Presionet ndaj SPAK/ Rama “thumbon” Kim: Nuk më jep dot njeri leksione, as në shqip as në anglisht

Kryeministri, Edi Rama ka folur këtë të martë në lidhje me drejtësinë dhe hetimin e SPAK.

Rama tha se nuk mund t’i japë leksione askush në lidhje me këtë të fundit, si dhe qeveria nuk do ta mbyllë gojën edhe për politikanët të cilët nuk janë në pushtet.

“Njerëzit më drejtohen mua se i shiti shpresat tek një drejtësi të re. Kryeministri nuk është prokuror, si dhe qeveria nuk bën drejtësi. Por ne e garantojmë atë. Mua nuk më jep dot askush leksone për drejtësinë. Kush e njeh historinë e këtij vendi, e ka shumë të thjeshtë të shohë të gjithën , si dhe përpjekjen tonë. Por nuk është imunitet për politikanët që nuk janë në pushtet. Nuk kemi si ta qepim gojën”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *