Preu dru në pyllin e Divjakës, pasi kishte hedhur më parë një sasi inertesh në zonën e mbrojtur/ Policia i hedh prangat tutkunit nga Divjaka

Kishte hedhur sëpatën në krah dhe kishte shkuar në pyll si të ishte në bahçen e tij personale… Por jo në një pyll do si do, por në një park kombëtar, siç është ai Divjakë-Karavasta, një prej të paktave perla natyrore që kanë mbetur ende të pa shkatërruara nga dora barbare e njeriut.

Por divjaksi i papërgjegjshëm kishte harruar se aty ka “Zot”, një grup njerëzish të përkushtuar që e ruajnë atë park si ta kishin pjesë të trupit të tyre!

Për pasojë, shtetasi 45-vjeçar i identifikuar me inicialet K.H., banues në Divjakë, është arrestuar nga policia pasi u kap në flagrancë duke prerë dru në pyllin e Divjakës.

Ndalimi i tij u bë pasi ka prerë në mënyrë të paligjshme dru në pyllin e Divjakës (i cili është zonë e mbrojtur) dhe ka hedhur disa sasi inertesh që përbëjnë rrezik për dëmtimin e faunës në zonën mjedisore të mbrojtur me ligj.

May be an image of outdoors and tree

Ai akuzohet për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, “Transportimi i mbeturinave toksike” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

DVP Fier fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *