Gjykata e Posaçme ka vendosur masën arrest me burg, Ergys Ahmetjan, ndërsa burg me afat 30 ditor për dy të arrestuarit e tjerë, dy 19-vjeçarët Andi Basha e Gëzim Kusi, pjesë e grupit të gjobvënësve që shiteshin si zyrtarë në Tiranë.
Ata akuzohen për mashtrim në bashkëpunim të mbetur në tentativë, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Arrestimi ka ardhur pas kallëzimit të Erald Çaushi, që pretendon se ka një kushëri të vetin menaxher të një kazinoje në Tiranë pa treguar emër, që pretendon se njëri nga të pandehurit është prezantuar si Andi Basha, i cili i ka thënë se do shkonte ta takonte për porosinë e Tanit për 40 mijë euro.
Pas arrestimit të tyre, Policia ka sekuestruar edhe 89 400 euro të gjetura gjatë kontrolleve të banesave dhe aparatet celulare të autorëve.