Jules Kounde është prezantuar si futbollist i Barcelonës. Mbrojtësi i njohur i Përfaqësueses së Francës ka thënë fjalët e tij të para si katalanas, ku nuk e fshehu dot lumturinë që do luajë në një stadium si Camp Nou.
“Gjithmonë kam ndjerë vlerësimin e trajnerit, ai me të vërtetë donte që unë të vija këtu. Kjo ishte shumë e rëndësishme për mua sepse është një fazë vendimtare në karrierën time. Ai më kërkoi të angazhohem, unë e di se çfarë duhet të bëj”.
Përshtatja: “Njohuria ime për La Ligën do t’i thjeshtojë gjërat. Por gjëja e rëndësishme është të përshtatem me stilin e Barçës dhe të njoh shokët e mi të skuadrës.”
Konkurrenca: “Jam i qetë, jam këtu për t’u rritur sepse jam ende i ri. Do të bëj atë që më kërkon trajneri. Të kesh konkurrencë është një gjë e mirë.”
Shokët e skuadrës: “Ka lojtarë shumë të talentuar. Kam ardhur për të dhënë kontributin tim, jam shumë i lumtur që jam këtu. Do të takoj sërish Ousmane Dembele, të cilin e njoh mirë sepse jemi shokë skuadre” – tha ai.