Prifti që duhet të shpallet hero! Kleriku Katolik që shpëtoi 101 burra myslimanë nga pushkatimi i gjermanëve  

Një prift pak i njohur i cili për hir të së vërtetës, meriton të jetë hero! Bëhet fjalë për dom Zef Gilën.

Nga informacionet që na jep dom Artur Jaku, prift i dioqezës së Shkodrës, pasi dom Zefi mbaron studimet në Romë, shugurohet meshtar nga Papa Piu XII.

Në kohën kur lufta e Dytë Botërore tashmë ishte ndezur, do të vihej në udhëtim për në Shqipëri përmes Adriatikut ku siç e përshkruan vetë “nga lart qiellit bombardierët plumbues të aleateve, në det minat e silurët e nëndetëseve që ndanin më dysh anijet n’udhëtim Itali-Shqipëri.

Nxënësi dhe pasardhësi i dom Ndre Mjedes, meshtari që fliste 8 gjuhë të huaja nuk u kursye duke i shërbyer Zotit dhe besimtarëve, madje pa dallim feje.

Zef Gila, the Albanian priest who saved 101 Muslims from Nazi shooting -  Oculus News

Gjatë shërbimit të tij baritor e vuri jetën në rrezik disa herë, si atëherë kur një fshatar mysliman nga Barbullushi kishte vrarë një ushtar gjerman, ku sipas ligjeve të rrepta gjermane për një ushtar të vrarë duhej të vriteshin 101 burra si hakmarrje.

Me ta marrë vesh dom Zefi që ishte i vetmi që fliste gjermanisht, u del përballë 4 mitralozave gjermanë dhe gjeneralit. Me zgjuarsinë e butësinë e tij, arriti ta bindë gjeneralin, që t’u falet jeta këtyre burrave me përkatësi myslimane.

Një tjetër akt fisnik i tij ishte shpëtimi i tre ushtarëve italianë (robër lufte) nga ushtria gjermane, ku do u kërcënohej jeta seriozisht.

Por siç e përshkruan ai “e keqja e madhe erdhi nga të (mitë) komunizmi”.

Në moshën 35-vjeçare, e arrestuan dhe për një vit e izoluan duke e rrahur dhe torturuar. Atëherë, për mungesë provash e dërguan në kampin e Tepelenës, Vlorës e Tiranës. Ato vite atje ai thoshte me dhembje:

“Nëse ferri ka formë kampi, ai ishte realizimi perfekt”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *