Primarët/ Besnik Dushaj fiton në Tropojë. Viteve të errëta ju erdhi fundi

Ish-deputeti Besnik Dushaj, ka fituar në Primaret e zhvilluara në Tropojë. Dushaj ishte në garë me ish-deputeten, Mimoza Hajdarmataj.

Gjithashtu ai ka reaguar në një status në “Facebook”, ndërsa ka falënderuar edhe mbështetësit e tij.

Statusi:

Të dashur demokratë të Tropojës,

Nga të gjitha garat e jetës sime politike, kjo ishte më e bukura, më e veçanta…kjo është fitorja juaj, dhe unë ju jam pafundësisht mirënjohës për besimin që më dhatë për të qënë kandidati juaj në zgjedhjet e 14 majit për Bashkinë Tropojë.

Të gjithë bashkë kemi sfidën e rradhës për rikthimin e bashkisë tek ju dhe në shërbimin tuaj. Unë kam bindjen absolute që së bashku do e çlirojmë Tropojën nga kthetrat e sektit rilindja dhe do e nxjerrim nga agonia e këtyre 4 viteve të errëta.

Partia Demokratike dhe Tropoja kanë një lidhje të pazgjidhshme, i lidh historia, puna dhe dinjiteti. Asgjë në botë nuk do arrijë ta thyejë këtë lidhje të shenjtë. Të dyja janë shtëpia e zemrës e mendjes së çdo tropojani, dhe në shtëpinë e vet, malësori është vet Zot.

Me këtë besim në thellësinë e qenies sonë, të gjithë ne, demokratët e bashkuar dhe qytetarët e ndershëm të Tropojës, dhe nën drejtimin e burrit të madh të kombit, Prof. Dr. Sali Berisha, do shkojmë të sigurt drejt fitores së padiskutueshme në 14 maj. Fitorja është dhe do jetë gjithmonë e juaja! Faleminderit nga zemra! Me respekt, Besnik Dushaj.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *