Grupi Parlamentar të Partisë Demokratike po mban një mbledhje në selinë blu.
Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën e tij, mes të tjerash foli mbi Primaret.
Ai u shpreh se Primaret, si të parat e mbajtura, nuk mund të ishin të përsosura, por se i vlerëson si forma më institucionale e hapjes së partisë.
“Vendosja e një praktike që ka në themel votën e lirë të cilën e përdorin partitë më moderne e demokratike në Europë e botë.
Kjo praktikë përmbys praktikat e mëparshme të përzgjedhjes së përfaqësimit të qeveritarëve vendor e qendror, vendos në qendër pushtetin e anëtarëve, formën e re të përfaqësimit e zëvendëson me një të re më të ndershme.
Falenderoj të gjithë ata që morën pjesë në proces.

Nuk pretendoj që këto të ishin Primare të përsosura. Ishin primare në të cilat morën pjesë mbi 200 kandidatura, në tërësi personalitete të PD, por edhe anëtarë të shquar të shoqërisë civile.
Janë forma më genuine, më institucionale dhe e drejte hapjes së partisë.
Eksperienca e fituar, pasuri e paçmuar për ne për ti përsosur në raundet e tjera. Jo që të mos tërhiqemi prej tyre, por të bëjmë gjithçka që kjo praktikë të konsolidohet.
Jemi në hapat e parë.
Secili që merr përsipër të garojë, duhet të dijë që rivali do të mund të mobilizojë persona e grupe të partisë ose jo për të krijuara impakt pozitiv. me këtë duhet të mësohemi. Sikundër grupe interesi kanë të drejtë të lobojnë për kandidatin që duan.
Nuk besoj se kryetari i partisë duhet të lobojë sepse kjo do ta dëmtonte barazinë, në mënyrë absolute asnjë lloj anësimi në këtë garë nuk kam patur dhe nuk ka patur nga drejtuesit kryesorë të partisë.
Kemi deklaruar se jemi në dy beteja të fuqishme. Primaret dhe kundër armikut të egër të votës së lirë dhe opozitës, Edi Rama.
Rama në këto vite ka arritur me metodat më korruptive, të korruptojë brenda e jashtë vendit më shumë se kushdo tjetër në Europë”, tha Berisha.