Kryeministri Edi Rama komentoi sot Primaret që po zhvillon Partia Demokratike, për të zgjedhur kandidatët e saj për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më 14 maj 2023.
I pyetur në lidhje me Primaret, Rama tha se nuk e di se cila parti po përgatitet fortë për vendoret, duke vënë në dukje kështu problemet e brendshme të PD-së. Më tej Rama u shpreh optimist për zgjedhjet lokale, duke thënë se Partia Socialiste është forcë e pathyeshme dhe e organizuar.
“Nuk e di cila parti po përgatitet fortë. Është herët për të marrë vesh se kush është në anën tjetër. Në jemi të pathyeshëm. Janë zgjedhje me rëndësi të veçantë. Jemi forcë e organizuar, jemi makineri që nuk thyhet. Ne zgjedhjet i fitojmë. Nuk i marrim nga askush. Jam shumë optimist që gjërat do të shkojnë shumë më mirë”, tha Rama.