Është zhvilluar sot raundi i dytë të primareve në 5 bashki të vendit. Pas përfundimit të votimit është zhvilluar edhe procesi i numërimit, ndërsa kanë dalë edhe rezultatet.
Ismail Uka ka fituar balotazhin në Bashkinë Dibër me vetëm 1 votë diferencë nga Besnik Alku.
Alku mori 565 vota, ndërsa Uka mori 566 vota në procesin e primareve të Berishës.
Gjithashtu ka përfunduar numërimi i votave për 2 kandidatët e primareve në Bashkinë e Mirditë.
Fitues është shpallur Albert Mëlyshi, me 528 vota, ndërsa kandidati, Aleksandër Lala mori 332 vota.
Procesi i balotazhit të primareve u mbyll edhe në Librazhd. Fitues u shpall Shefki Çota me 417 vota, ndërsa kandidati Arianit Leka mori 227 vota.
Po ashtu edhe në Fier u mbyll procesi i balotazhit të primareve të Berishës në Fier.
Fitues shpallet Evdar Kodheli me 579 vota ndërsa kandidati Artur Mahmutaj mori 360 vota.
Numërimi i votave për 2 kandidatët e primareve përfundoi edhe në Bashkinë Mat. Fitues është Skënder Gjuci me 478 vota ndërsa 190 vota i mori Bukurosh Ballabani.