Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, tha se marrëveshja e arritur me kreun e PD Sali Berisha në lidhje me zgjedhjet lokale, është një marrëveshje në të mirë të të gjithë shqiptarëve.
Në një konferencë për mediat, Meta deklaroi se ka qenë gjithmonë në favor në mbështetje të Primareve, ndërsa shtoi se barrën për mbarëvajtjen e procesit e mban Berisha si iniciator i procesit. Më tej ai tha se i ka lënë një ‘porosi’ kreut të PD-së Sali Berishës ku çdo kandidat në primare që përpiqet të dëmtojë kolegun nga primaret duhet të përjashtohet menjëherë.
“Kam lavdëruar gjithmonë primaret kam theksuar se duhet të jemi të kujdesshëm në kushtet e një regjimi mafioz e fashist ku vetëm fakti që vulën e PD e mban në xhep Rama dhe e përdor kundër opozitarizmit, është rast i qartë e flagrant. Qytetarët presin fitoren nga kjo juntë dhe Berisha mban përgjegjësinë për Primaret sepse ai e inicioi si proces. Proces i vonuar por duhet të bëjë çdo gjë që kjo cështje të zgjidhet sa më parë. Kemi të bëjmë me një regjim patrionazhist e të dhunshëm. Kanë shpëtuar qindra mln euro me çmimin që ia japin FTL shtetit 7 herë më pak se sa importon banda e Ramës nga jashtë. Ky bandit e bën këtë që nuk e ka unë fajin që do rritet çmimi, fajin e kanë prodhuesit thotë. Nuk i intereson që ato kanë marrë kredi. 1.3 mln borxh banda e tij në OSHE. Të paguajnë qytetarët hajdutërinë e kësaj bande. E kam thanë qartë. Nuk do ketë kandidatë kundër apo që do konkurrojë me kandidatët e tjerë të PL. Betejë vendimtare kundër regjimit monist. Nëse dikush nga PL kërkon të kandidojë të bëhet pjesë e primareve.
Berishës i thashë që çdo kandidat në primare e përpiqet të dëmtojë kolegun nga primaret, të përjashtohet menjëherë. Marrëveshja jonë është marrëveshje që i intereson gjithë shqiptarëve. Binom i jashtëzakonshëm referendum e Primare. Firmat tona mbi një marrëveshje të tillë japin siguri në vendosjen e llogaridhënies e heqjen dorë nga kandidatë bashkie të caktuar me zarfa. Angazhimi i PD e PL për të ekzekutuar përfundimisht vullnetin e shqiptarëve, që nga 98 në Kushtetutën e Shqipërisë, referendumi”, tha Meta.