Mjeku Ilir Alimehmeti do të garojë në Primare për bashkinë e Tiranës.
Në një deklaratë për mediat, Alimehmeti ka shpallur kandidaturën për të hyrë në Primare, që do të zhvillohen nga Partia Demokratike. Alimehmeti u shpreh se ka vendosur të hyjë në garën për Bashkinë e Tiranës sepse sipas tij kryeqyteti është i sëmurë dhe ka nevojë të shërohet.
Më tej ai u ka bërë thirrje qytetarëve pë t’iu bashkuar protestës së 12 nëntorit.
“Me të njëjtën ndërgjegje me të njëjtat vlera, vij këtu për t’iu dedikuar Tiranës pasi është në gjëndje krize. Sot, në shërbim të komunitetit, unë kandidoj im në zgjedhjet primare për Bashkinë e Tiranës pranë Partisë Demokratike të Shqipërisë, me besimin e plotë se procesi i Primareve do të jetë plotësisht transparent, i besueshëm dhe shpresëndjellësThirrje të fortë për pjesëmarrje masive në protestën e 12 nëntorit për të filluar çrrënjosjen e së keqes që ka pllakosur çdo prag. Ju ftoj të merrni pjesë masivisht në protestë dhe të votoni në primare. Ju ftoj ta shërojmë bashkërisht Tiranën. Tirana është e jona”, tha Alimehmeti.
Zyrtarisht kandidaturën për të marrë pjesë në primare e ka shpallur Gert Bogdani dhe Belind Këlliçi për Tiranën.
Zyrtare/ Alimehmeti shpall nesër kandidaturën në Primaret e PD-së për Tiranën