Nënkryetari i PD dhe deputeti Luçiano Boçi ka prezantuar sot kandidaturën në Primare për Bashkinë e Elbasanit.
Në një deklaratë për mediat ai tha se i ka “borxh” qytetit të Elbasanit për t’i sjellë një jetë më të mirë.
“Njerëzit duan ndryshimin politik të drejtimit të vendit. PD është e vendosur të vijojë aksionin e saj politik dhe me organizimin e primareve por edhe vijimin e protestive që do jenë po kaq të mëdha e më të ashpra. Dua të ndaj përgjiegjësinë për të qenë pjesë e garës së kandidimit për bashkinë e Elbasanit. E konisderoj si një nga vendimet më të rëndësishme të jetës politike, profesionale dhe tokësore. E di që beteja ime nuk është e lehtë, është betejë me pushtetin, korrupsionin, paratë e pista, Edi Ramën, por me mbështetjen e qytetarëve unë do ia dal”, tha Boçi.