Primaret në PD, prezantohen kandidaturat për Krujën dhe Gjirokastrën

Partia Demokratike gjatë paradites së sotme ka prezantuar kandidaturen për primaret Krujën dhe Gjirokastrës. Në këto bashki do të kandidojë Agron Loka, i cili do të kandidojë në Krujë, ndërkohë që në mesditë prezantohet edhe Enkeleda Mushi për Gjirokastrën.

Gjatë prezantimit në selinë blu, Loka u shpreh se “Sot, nga drejtimi i Bashkisë sonë nga Rilindja, Kruja dhe Krutanët, ashtu si e gjithë Shqipëria  po përjetojnë më shumë varfëri, më shumë mjerim, më shumë korrupsion, më shumë emigrim dhe më shumë mashtrim dhe gënjeshtra. Përballja dhe trajtimi i pasojave dhe dëmeve të shkaktuara nga tërmetet e shtatorit dhe nëntorit të 2019, braktisja në pandeminë Covid 19, helmimi i qytetarëve nga uji pijshëm, shfaqën papërgjegjshmërinë dhe fytyrën anti-njerëzore të këtij klani politik. Sot çdo Prind Krutan, përballet me papunësinë dhe ndjehet i pambrojtur dhe i pambështetur për të realizuar përgjegjësitë e tij prindërore në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve të tij”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *