Avokatja dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Adriana Kalaja është demokratja e katërt që do të futet në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës.
Me anë të një njoftimi, PD ka njoftuar se Kalaja do të zyrtarizojë kandidaturën ditën e sotme.
“Në orën 11.15 Avokatja Adriana Kalaja do të prezantojë kandidaturën për primare për Bashkinë e Tiranës”, thuhet në njoftimin e PD.
Risjellim në vëmendje se deri më tani në garë kanë zyrtarizur kandidaturën e tyre për Tiranën Belind Këlliçi, Gert Bogdani dhe Ilir Alimehmeti.
Afati i fundit për të dorëzuar kandidaturën për primare për Bashkinë e Tiranës është data 6 Nëntor, ora 20:00.