‘Primaret’/ PD publikon shifrat, ja sa demokratë kanë votuar deri në orën 15:00

Partia Demokratike ka bërë me dije shifrat e reja në lidhje me pjesëmarrjen e votimit në Primare që po zhvillohen sot.

Sipas numrave të dalë nga vetë PD-ja, bëhet me dije se deri në orë 15:00 kanë votuar 42 mijë e 300 demokratë për zgjedhjen e kandidatëve. Në vend të parë qëndron Tirana me 12 mijë e 127 votues, e dyta vjen Korça. Më pas, Lezha, Kukësi, Dibra dhe të gjithë sipas radhës.

Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të vijojë deri në orën 18:00. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë.

Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim. Në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *