Princ Harry akuza njerkës së tij: Ajo është e rrezikshme, i kërkuam babait…

Dëshmitë e Princ Harry për familjen Mbretërore vazhdojnë që të ngjallin polemika. Gjatë një interviste së fundmi, ai ka sulmuar njerkën e tij, Camilla, duke e akuzuar se ka publikuar në media informacione për familjen e tyre si pjesë e një fushate për të “rehabilituar” imazhin e saj.

Ai tha se nuk kishte folur me të vëllain, Princin William, dhe babain e tij, Mbretin Charles III, prej kohësh, duke shtuar se “topi është në fushën e tyre” kur u pyet për mundësinë e një pajtimi.

Në një intervistë për CBS, Princi Harry tha se ai dhe vëllai i tij, Princi William, i kishin kërkuar Mbretit Charles që të mos martohej me Camilla.

“Ne nuk menduam se ishte e nevojshme. Ne menduam se do të shkaktonte më shumë dëm sesa dobi, por megjithatë ne donim që ai të ishte i lumtur. Dhe ne pamë se sa i lumtur ishte me të” – u shpreh Harry.

Megjithatë, Duka i Sussex shtoi se Camilla ishte “e rrezikshme” sepse ishte akuzuar nga shtypi si arsyeja e shkatërrimit të martesës së prindërve të tij dhe donte që të pastronte imazhin e saj.

“Kjo e bëri atë të rrezikshme për shkak të lidhjeve që ajo po krijonte brenda shtypit britanik. Dhe kishte vullnet të hapur nga të dyja palët për nxjerrjen e informacionit“ – tha Princi Harry.

Camilla u martua me Princin Charles në vitin 2005, tetë vjet pas vdekjes së gruas së tij të parë, Diana, Princesha e Uellsit. Të dy kanë qenë të lidhur për dekada të tëra ndërkohë që Charles ishte i martuar me nënën e William dhe Harry, dhe Diana i ishte referuar dikur Camilla-s si personi i tretë në martesën e tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *