Duka dhe Dukesha e Sussex kanë njoftuar lindjen e fëmijës së tyre të dytë, një vajzë.
Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor lindi të premten në mëngjes në një spital në Santa Barbara, California.
Nëna dhe fëmija janë të shëndetshëm, tha çifti në një deklaratë.
Çifti tha se e quajtën fëmijën e tyre të dytë Lilibet nisur nga pseudonimi i Familjes Mbretërore për Mbretëreshën, stërgjyshen e foshnjës, Elizabeth.
Emri i saj i mesëm, Diana, u zgjodh për të nderuar “gjyshen e saj të dashur të ndjerë”, Princesha e Uellsit.
Lilibet lindi në 11:40 të mëngjesit me orën lokale 19:40, dhe tani është vendosur në shtëpi. Ajo është stërmbesa i 11-të i Mbretëreshës dhe është e teta në radhë për në fron.
/Marrë nga: People/ Përshtati: Priza.al/