Princ Harry dhe Meghan Markle duan që të vajza e tyre Lilibet Diana të pagëzohet në Windsor në prani të Mbretëreshës Elizabetë.
“Harry u ka thënë disa njerëzve se ai do të dëshironte që Lili të pagëzohej në Windsor, ashtu si vëllai i saj. Ata janë të lumtur të presin derisa të lejojnë rrethanat mjekësore“, tha një burim i afërt me çiftin.
Vogue shkruan se zgjedhja për të pagëzuar Dianën e vogël në prani të mbretëreshës është qartë një zgjedhje “e veçantë”, ndërkohë që nëse ndodh kjo, Duka e Sussex pritet të kenë një kthim në Angli dhe në familjen mbretërore. Kjo gjithashtu do të përkonte me udhëtimin e parë në Meghan Markle në Mbretërinë e Bashkuar që nga koha kur u shpall Megxit.
/Priza.al/