Traileri i ri emocionues për dokumentarin e shumëpritur të Netflix ‘Harry & Meghan’ po bën xhiron e botës. Duka i Sussex foli edhe për “dhimbjen” që Princesha e Uellsit duhet të ketë ndjerë kur u martua me vëllain e tij Princin William në prill 2011.
Të hënën, Netflix publikoi trailerin e ri që hedh pak më shumë dritë mbi serinë e dokumentarëve “Harry & Meghan” që do të shohim më 8 dhjetor. Në videon e re, Princi Harry mund të dëgjohet duke thënë: “Është shumë e vështirë për ne të kthehemi dhe të pyesim, ‘çfarë dreqin ndodhi?” Ka një hierarki në familje siç e dini. Ka histori që rrjedhin dhe histori që krijohen. Është një lojë e pisët.’
Duke iu referuar grave që u martuan në familjen mbretërore britanike, Princi Harry u shreh: “Dhimbja dhe vuajtja e grave që martohen në këtë institucion, duket shumë. Isha i tmerruar. Nuk doja që historia të përsëritej. Askush nuk e di të gjithë të vërtetën, vetëm ne.”
Ndërsa Princi Harry po i referohej këtyre grave, traileri shfaqi pamjet e Princeshës Diana dhe Princeshës Kate duke u ndjekur nga paparacët.