Princ Harry dhe Meghan Markle bënë një paraqitje magjepsëse për të marrë çmimin ‘Ripple of Hope’ në një mbrëmje gala nga organizata e të drejtave të njeriut Robert F Kennedy.
Meghan tërhoqi vëmendjen e shfaqjes me një fustan bust mahnitës, me mëngë të gjata nga marka e njohur Louis Vuitton dhe me unazën e Princeshës Diana në gisht.
E ndërsa veshjet e tyre elegante u ranë në sy të gjithëve, komentet e Harry-t bënë që Meghan të reagojë.
Ndërsa dyshja u ngjitën në skenë së bashku për të marrë çmimin e tyre, Harry i tha kryetarit Kerry Kennedy: “Unë do të jem i sinqertë me ju, thjesht mendova se po shkonim në një takim, kështu që m’u duk shumë e çuditshme që po ndajmë dhoma me 1500 persona! Ne nuk dalim shumë këto ditë sepse fëmijët tanë janë të vegjël, kështu që kjo është krejtësisht e papritur”.
Princi Harry më pas shtoi, duke nxitur të qeshura në publik:“Por është mirë të ndaj takimin me të gjithë ju, ndaj faleminderit që erdhët.” Ndërsa Meghan Markle shprehet: “Faleminderit që më solle në këtë natë shumë të veçantë… takim.” “Je e mirëpritur,” u përgjigj Harry.