Princ Harry dhe Meghan Markle u martuan në maj të vitit 2018 me mbi 115,000 njerëz që vërshuan rrugëve për të kapur një moment nga kjo ngjarje. Megjithatë, kjo nuk ishte diçka që Harry donte vërtet.
Në dokumentarin e tij dhe të Meghan në Netflix “Harry dhe Meghan”, Princi foli për ndjenjat e tij, për martesën dhe ishte plotësisht i sinqertë.
“Kishte një pritje. Unë jam djali i Dianës dhe pritej që të bënim një dasmë publike”, tha ai.
Megjithatë, Harry përmendi në dokumentarin e Netflix dasmën e vëllait të tij, Princit William dhe Kate Middleton, e cila u zhvillua në vitin 2011. Sipas tij, misioni u krye me William.
Meghan Markle pranoi se nuk e kishte idenë se çfarë do të pasonte një dasmë publike dhe tha: “E dija se kur të arrinim në Kështjellën Windsor do të kishte shumë njerëz që prisnin, ajo që nuk e dija ishte se audienca do të ishte në të dy anët e rrugë. Unë dhe mamaja ime thamë: “Shiko gjithë këta njerëz që janë, çfarë po ndodh?”.