Çifti mbretëror, William dhe Kate po planifikojnë të lëvizin me qëllim që të jenë sa më afër mbretëreshës. Lajmi konfirmohet nga një burim pranë tyre duke thënë se familja po vizitonte pronën, përfshirë Fort Belvedere, e vendosur në skajin jugor të Parkut Greater Windsor.
“Anmer Hall kishte kuptim ndërsa William ishte pilot helikopteri dhe ishte e dobishme për Krishtlindje në Sandringham, por në fakt ai nuk e bën më. Vendndodhja është shumë larg për fundjavat, kështu që Windsor është vendi i përsosur. Ata po kërkojnë mundësi për të jetuar në këtë zonë tani“, tha një burim pranë familjes mbretërore për “Daily Mail”.
Kate dhe William jetojnë me fëmijët e tyre, princat George dhe Louis dhe princeshën Charlotte, midis Pallatit Kensington në Londër dhe Anmer Hall në Norfolk.
Më herët u tha se mbretëresha Elizabeth II po planifikon që të zhvendoset përgjithmonë në Windsor.
Përsa u përket vëllezërve William dhe Harry akoma nuk i kanë lënë mëritë mënjanë, siç vepruan Kate dhe Meghan dhe ka ekspertë që mendpjnë se marrëdhënia e tyre nuk do të jetë kurrë më si më parë.
“Unë mendoj se ka shumë pak gjasa që ne të shohim ndonjë zgjidhje midis vëllezërve. Natyrisht, ata kanë folur dhe kanë kaluar kohë me familjen e nënës së tyre. Kjo ishte shumë mirë dhe një hap përpara në drejtimin e duhur. Por nuk ka asnjë arsye të vërtetë për ta që të jenë përsëri publikisht bashkë deri në Jubile vitin e ardhshëm”, tha bashkëthemeluesi dhe kryeredaktori i TV True Royalty, Nick Bullen për Fox News.
/Priza.al/