Këngëtarja e njohur Gigliola Haveriku, njëkohësisht edhe ish-partnerja e aktorit Amos Zaharia, foli në lidhje me një koment të sajin, kundrejt konkurentes së BBV2, e cila bëri goxha bujë në rrjet.
Ajo u shpreh se komenti i saj u keqkuptua dhe u mor si shenjë xhelozie për afrimin e Deas me Amos, por sipas saj kjo gjë nuk ekziston.
“Kam bërë një koment në gjuhën italiane në fakt dhe ka konotacion komplet tjetër. Ajo tha diçka për veten si princeshë dhe në portale u përkthye “si princesha e të varfërve”. Por ajo ka sensin, si me thënë Anxhelina shqiptare, nuk është negative, është ironike pa dyshim me nuance humori, por është marrë më shumë seç duhet seriozisht. Dhe unë nuk doja të jepja përgjigje më në rrjete sociale…pasi u fol sikur jam bërë xheloze, por jemi shumë larg asaj gjëje”, u shpreh këngëtarja.