Princesha 18-vjeçare e Belgjikës u fotografua ndërsa kryente stërvitje në Akademinë Ushtarake Mbretërore. Elisabeth, vajza e madhe e mbretit Philippe dhe Mbretëreshës Mathilde dhe trashëgimtare e fronit belg, vijon vitin e saj të parë në akademi pasi ka përfunduar arsimin e mesëm në UWC Atlantic College në Uells.
Princesha u bashkua me akademinë ushtarake në shtator të vitit të kaluar, ndërsa është fotografuar në kampin Lagland në Arlon, ku marshonte me kolegët e saj dhe konsumonte një mëngjes mëse modest. Nuk dihet sa kohë Elisabeth planifikon të kalojë në akademi, por babai i saj Mbreti Philippe studioi atje për tre vjet, kur ishte adoleshent.
Ajo u tha mediave lokale: ‘Këshilla ime? Mbi të gjitha, bëj sa më shumë miq. Ata do t’ju ndihmojnë nëse e keni të vështirë. ‘ Duke folur rreth asaj se si do të jetë jeta për princeshën adoleshente, Evelyn zbuloi se javët e saj të para do të përfshinin mësimin për të qëlluar me armë, ngritjen e një çadre ushtrie, marshimin me një çantë shpine, trajnim taktik dhe leximin e hartave.
Ajo shtoi se përvoja është ‘mjaft e vështirë’ dhe se ‘ata me të vërtetë ju hedhin brenda’, duke paralajmëruar periudhën e fillimit nuk është për të gjithë dhe se një numër studentësh braktisin çdo vit.
/Burimi: DailyMail/ përshtati në shqip Priza.al/