Princi Harry kërkon mbrojtjen e policisë, ligji ndaloi mbrojtjen policore pas largimit të tij dhe Meghan nga Britania

Princi Harry ka kërkuar një rishikim gjyqësor kundër vendimit të qeverisë britanike për të mos lejuar që ai të paguajë personalisht për mbrojtjen e policisë gjatë qëndrimit në vend.

Përfaqësuesi ligjor i Dukës së Sussex tha se Harry dëshiron të sjellë fëmijët e tij Archie dhe Lilibet për të vizituar vendin, por kjo është shumë e rrezikshme pa mbrojtjen e policisë.

Avokati tha se Harry kërkon ta financojë vetë mbrojtjen e policisë. Ekipi i tij privat i sigurisë në SHBA nuk ka juridiksion jashtë vendit ose qasje në informacionin e agjencive të zbulimit të Mbretërisë së Bashkuar.

‘Duka dhe Dukesha e Sussex financojnë personalisht një ekip privat sigurie për familjen e tyre, por kjo siguri nuk mund të zëvendësojë mbrojtjen e nevojshme policore. Në mungesë të një mbrojtjeje të tillë, Princi Harry dhe familja e tij nuk janë në gjendje të kthehen në shtëpinë e tij,’ thuhet në një deklaratë.

Kërkesa është depozituar në gjykatë shtatorin për të kundërshtuar vendimmarrjen e qeverisë britanike.

Harry dhe gruaja e tij Meghan humbën mbrojtjen e policisë që financohej me paratë e taksapaguesve kur u larguan nga familja mbretërore dhe u zhvendosën në Amerikën e Veriut në vitin 2020. Çifti tha se vendimi i tyre erdhi për shkak të ndërhyrjeve të padurueshme dhe qëndrimeve raciste të medias britanike.

Çifti fillimisht shkoi në Kanada përpara se të vendosej në Shtetet e Bashkuara. Ata e financuan privatisht mbrojtjen e tyre pasi presidenti i atëhershëm Donald Trump tha se qeveria e tij nuk do të paguante.

Vajza 7-muajshe e Harry dhe Meghan, Lilibet ende nuk e ka takuar stërgjyshen e saj, Mbretëreshën Elizabeth II dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *