Princi Louis, djali i vogël i Princit William tërhoqi vëmendjen në kurorëzimin e Mbretit Charles, pasi dukej shpeshherë i shpërqëndruar. Louis ishte ulur pranë nënës së tij, Princeshës së Uellsit.
Princi është parë në shërbim së bashku me motrën e tij, Princeshën Charlotte, ku shpeshherë i tregonte asaj me gisht.
Mendohej se Louis mund të largohej herët, por përgjithësisht princi i vogël qëndroi i qetë dhe e shijoi ceremoninë.