Një bankë zvicerane ka paditur princin saudit në gjykatë për miliona euro të papaguara në interes dhe një kredi që ai mori për të rifinancuar vilën dhe superjahtin në Angli.
Credit Suisse Group AG pretendon se Princi Fahad Bin Sultan, guvernatori i provincës saudite të Tabuk dhe anëtar i familjes mbretërore saudite, nuk ka shlyer rreth 78 milionë dollarë interesa dhe kredi që ai ka marr për superjahtin dhe vilën në Sari.
Një proces gjyqësor në Londër zbuloi se jahti motorik “Sarafsa” është i regjistruar në Ishujt Kajman dhe kap vlerën e rreth 58 milionë dollarëve, ndërsa prona pranë klubit të golfit Wentworth në jug të Londrës kap vlerën e 35 milionë funteve, raporton dailymail.
Banka zvicerane thotë se dy kompanitë u vonuan me dy kreditë që u dha, dhe pretendon se garantuesi i kredive është Princi Fahad, përdoruesi përfundimtar i pronës.
Credit Suisse pretendon se interesat, tarifat dhe kostot për jahtin, për të cilat është rënë dakord në vitin 2020, nuk janë paguar.
Banka me bazë në Cyrih pretendon gjithashtu se nuk i janë dhënë prova se princi kishte aktive likuide “pa barrë” prej të paktën 25 milionë dollarësh, gjë që ishte shkelje e marrëveshjes.
Credit Suisse i shkroi familjes mbretërore saudite duke kërkuar pagesën e më shumë se 37 milionë eurove. Banka akuzon kompaninë me bazë në Ishujt e Virgjër Britanikë se nuk ka përmbushur detyrimet e huasë të rënë dakord në vitin 2017 dhe se nuk ka shlyer një pjesë të kredisë si interes.
Më pas banka i kërkoi princit Fahad të paguante 26.5 milionë funte të mbetura. Avokatët e princit saudit nuk kanë dorëzuar ende dokumentet e mbrojtjes në këtë rast, sipas raportimeve. Credit Suisse nuk pranoi të komentojë mbi rastin.
/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/