‘Prind 1 dhe 2’/ Bashkia e Tiranës përgënjeshtron lajmin: Ja formulari zyrtar dhe i vetëm që përdoret nga ne

Bashkia e Tiranës ka përgënjeshtruar lajmin ku formulari në të cilin fjalët “nënë” dhe “baba” ishin zëvendësuar me termat “prindi 1” dhe “prindi 2” për regjistrimin në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës. Sipas Bashkisë së Tiranës, në formularët zyrtarë që përdoren për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte nuk përdoren terma të tillë dhe lajmi i qarkulluar është fake news. Formularët që përdoren nga Bashkia e Tiranës janë vetëm këto në foto dhe shoqërohen me logon zyrtare të Bashkisë së Tiranës.

Lajmi se fjalët ‘nënë’ dhe ‘baba’ ishin zëvendësuar me termat ‘prindi 1’ dhe ‘prindi 2’, u bë i ditur nga Pastori Akil Pano, duke shkaktuar bujë në vend dhe reagime kryesisht negative nga qytetarët.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *