Këngëtarja Genta Ismajli dhe i dashuri i saj Huseyin Usta janë bërë prindër të një vajze dhe një djali.
Një burim i afërt me këngëtaren, ka thënë për KOHA.net se këngëtarja ka disa ditë që ka lindur, madje ajo është shumë mirë së bashku më binjakët e saj.
Ky burim gjithashtu thekson, së këngëtarja së bashku me Ustan kanë vendosur t’i mbajnë fëmijët larg mediave, duke mos ekspozuar asgjë.
“Genta po mundohet t’i mbajë fëmijët sa më larg mediave. Fokusi i saj momental është tek kënga që ajo ka publiku, këngë kjo që është realizuar kohë më parë gjatë shtatzënisë se saj. Ajo dhe fëmijët kanë një shëndet shumë të mirë për momentin”, tha burimi i afërt me këngëtaren.
Burimi gjithashtu tha së kënga që sapo është publikuar është realizuar gjatë shtatzanisë së këngëtares.
/Priza.al/