Prindërit e tyre “u flijuan” në krye të detyrës, Manastriliu: 11 fëmijë do të marrin paketë mbështetje deri në moshën 25 vjeçare

Kryeministri Edi Rama sot i ka akorduar 11 fëmijëve të parë statusi “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”.

Bëhet fjalë për fëmijë të mjekëve apo infermierëve dhe jo vetëm, të cilët kanë rënë në krye të detyrës, duke i ofruar këtyre të fundit tashmë mbështetjen e qeverisë, një paketë mbështetje.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës në ceremoni shtoi se këta fëmijë do të ofrohet mbështetje deri në moshën 25 vjeçe.

Sakaq,  theksoi se për ta do të ketë mbështetje për arsimin, dhe mbështetje sociale, përfshi këtu bursa dhe tekste shkollore falas.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *